Gjykata ka shqiptuar dënimet për të akuzuarit në rastin “Zhvatja”. Bojan Jovanovski, dënohet me 9 vite burg për “Pranim të dhuratave të paligjshme” dhe “Larje parash”. Katica Janeva dënohet me 7 vite burg “Tejkalim të kompetencave”, raporton SHENJA.
Gjykatësja Vaska Nikollovska Masevska duke e arsyetuar vendimin, tha se Boki 13 ka ndikuar tek Katica Janvea për rastin “Perandoria” për ti lehtësuar pozicionin të akuzuarit në këtë rast dhe i ka tejkaluar kufijtë e kompetencave të saj. Ndërsa Janeva e keqpërdor pozitën e saj zyrtare. Për këtë vendim ajo tha se janë marrë parasysh bisedat telefonike si prova të cilat kanë qenë fakt relevant me çka gjykata e ka vërtetuar gjendjen faktike për veprimet kriminale. Poashtu tha se janë marrë parasysh edhe provat e tjera të prezantuara nga prokuroria dhe mbrojtja. Gjykatësja falenderoi gazetarët për përcjelljen dhe raportimin e këtij gjykimi i cili ka zgjatur plot 36 seanca dhe shtoi se gjatë gjithë kohës është munduar të jetë sa më transparente.