103 raste të reja, 5 të vdekur dhe 13 pacientë të shëruar. Këto janë shifrat e reja sa i përket koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se për 24 orët e fundit nga 841 testet e realizuara, 103 raste janë konfirmuar pozitiv. Ata po ashtu njoftojnë se kanë ndërruar jetë 5 pacientë, 3 nga Shkupi, 1 nga Tetova dhe një nga Kumanova.
“Në Klinikën për Sëmundje Infektive ka ndërruar pacient 80 vjeçar nga Kumanova, i hospitalizuar më 5 qershor. Në Klinikën për Gastroenterohepatologji ka ndërruar jetë një 74 vjeçare nga Shkupi. Në spitalin ‘8 shtatori’ kanë ndërruar jetë 2 pacientë nga Shkupi, paciente 73 vjeçare e pranuar më 11 qershor dhe paciente 45 vjeçare, e hospitalizuar më 2 qershor. Në Klinikën e spitalit të Tetovës ka ndërruar jetë një 65 vjeçar, i hospitalizuar më 6 qershor”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Edhe pse Shkupi kulmon me numër më të madh të të infektuarëve, për krahasim me ditët e kaluara, sot shënon një rënie, 46 të konfirmuar pozitiv. Ndërkaq, Tetova tashmë prej sa ditësh që është bërë vatër e koronavirusit, regjistron 17 raste të reja.
“Në bazë të qyteteve rastet janë regjistruar: 46 raste të reja në Shkup, Kumanovë-6, Shtip-6, Prilep-2, Tetovë-17, Strugë-9, Veles-3, Manastir-1, Ohër-3, Kavadar-1, Gostivar-1, Strumicë-1, Sveti Nikollë-1, Resnjë-6”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Nga testet e realizuara ditën e fundit 123 janë bërë në kuadër të skriningut nëpër çerdhe në Shtip dhe Ohër, ku janë konfirmuar 4 raste pozitive, 2 në Shtip dhe 2 në Ohër. Deri tani në vend janë bërë 43 881 teste për Covid-19.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 13 pacientë të shëruar, në Shkup10, Prilep-2 dhe Tetovë-1.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarëve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 4157, numri i pacientëve të shëruar 1723, i të vdekurve 193, kurse për momentin numri i rasteve aktive është 2241.