Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1213 testime, ndërsa janë regjistruar 196 raste të reja të covid-19.
– Shkup 90
– Kumanovë 17
– Shtip 5
– Prilep 1
– Tetovë 45
– Strugë 8
– Veles 1
– Manastir 4
– Ohër 11
– Gostivar 8
– Kriva Pallankë 1
– Pehçevë 2
– Sveti Nikollë 1
– Resnjë 2
Sot Instituti Për Shëndet Publik ka regjistruar 11 pacientë të shëruar. 3 prej Shkupi, Kumanovë 1, Shtip 2, Prilep 4 dhe Veles 1. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 42.262 testime me Kovid-19 .
Kanë ndërruar jetë 8 pacientë, 4 prej Shkupi, 1 nga Struga, 1 nga Ohri, 1 nga Gostivari dhe 1 nga Resnja.
Në Klinikën për Sëmundje Infektive kanë ndërruar jetë dy persona nga Shkupi, një paciente e moshës 76 vjeçare e hospitalizuar para 10 ditëve dhe një paciente e moshës 67 vjeçare e hospitalizuar para 8 ditëve dhe një paciente e moshës 31 vjeçare, e cila ishte në trajtim mjekësor nga 26 maji.
Në Spitalin 8 Shtatori kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Shkupi, një 43 vjeçar i hospitalizuar nga 11 qershori dhe një 59 vjeçare e hospitalizuar më 10 qershor. Gjithashtu ka ndërruar jetë një 56 vjeçar nga Struga i hospitalizuar më 2 qershor.