CIVILi u bën thirrje partive politike të marrin vendim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas shtyrjeve të shumta të asaj që duhej të ishin zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare, vendi ynë më nuk ka asnjë ditë për pritje. Vendit i urgjentisht i duhen institucione funksionale, parlament dhe Qeveri me kapacitet të plotë.
Presidenti Pendarovski sqaroi qartë dhe pa mëdyshje vendimet e tij për të aplikuar gjendje të jashtëzakonshme në periudhën e kaluar: Gjendja e jashtëzakonshme nuk ka asnjë lidhje me statistikat për përhapjen e koronavirusit, por me nevojën për të lejuar vendimmarrjen në sferat socio-ekonomike dhe shëndetësore.
Shtyrja e zgjedhjeve të 21 qershorit për 5 korrik është tashmë një ndryshim i madh i papranueshëm në datën e zgjedhjeve. Shteti ynë nuk mund të lejojë më një qeveri teknike të formuar për të organizuar zgjedhjet parlamentare, dhe jo për të luftuar një kërcënim serioz për shëndetin dhe jetën e njeriut. Ky vend nuk mund të lejojë më mungesën e plotë të parlamentit.Nëse nuk ka parlament, nuk ka demokraci.
Nuk ka asnjë argument juridik, politik, shëndetësor ose moral me të cilin procesi zgjedhor mund të ndalet ose shtyhet deri më vonë se 5 korrik, përveçse të plotësojë ambiciet politike të strukturave politike individuale.
CIVILi u bën thirrje institucioneve përkatëse që të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet sa më shpejt që të jetë e mundur, të hartojnë protokollet shëndetësore për zhvillimin e sigurt të procesit zgjedhor.CIVILi u bën thirrje partive politike të kontribuojnë në përmirësimin e klimës politike të vendit përmes deklaratave publike dhe dënimit të lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes.
Ata janë më përgjegjës për kryerjen e zgjedhjeve të ndershme, demokratike dhe të lira, në të cilat votuesit mund të bëjnë zgjedhje të informuara, lirshëm dhe pa frikë.Procesi i zgjedhjeve do të jetë po aq i sigurt për shëndetin, pasi qytetarët do t’u përmbahen masave të mbrojtjes dhe për aq kohë sa institucionet tregojnë një nivel të lartë të përgjegjësisë, që është e vërtetë për çdo ditë tjetër në jetën e njerëzve.