Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në konferencën për shtyp në Qeveri deklaroi se cilado qoftë ngjarje, duke i përfshirë edhe zgjedhjet, nëse organizohet sipas protokolleve dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, nuk paraqet rrezik për qytetarët.
“Gjithçka që do të mbahet dhe do t’u bashkangjiten njerëzit dhe organizatorët protokolleve, absolutisht nuk është rrezik. Ne duhet të mësojmë të jetojmë kështu. Ashtu është në të gjithë botën. Në të gjithë rajonin ka rritje të rasteve. Ndoshta do ta jap një deklaratë, do ta them me rezerva edhe mbase është shumë herët, por mendoj se ne të parët reaguam”, tha Filipçe.
Theksoi se të gjithë pacientët e sapodiagnostifikuar janë pasojë e asaj që nuk janë respektuar protokollet.
“Është për keqardhje që ka ngjarje të organizuara që nuk respektohen të gjitha rekomandimet e dhëna nga ana e Komisionit. Ka logjikë epidemiologjike por jo edhe mjekësore pse ato janë dhënë”, theksoi Filipçe.
Në lidhje me atë nëse Komisioni për Sëmundje Infektive është përgjigjur në pyetjet plotësuese të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për mbrojtje të qytetarëve gjatë zgjedhjeve dhe sa maska mbrojtëse dhe mjete për dezinfektim do të duhet të furnizohen, Filipçe tha se ka sasi të mjaftueshme të mjeteve mbrojtëse dhe se është përgjigjur në të gjitha pyetjet plotësuese të KSHZ-së.