Qendra për Shëndet Publik Kumanovë ka regjistruar 11 të sëmurë të rinj me Kovid-19, prej të cilëve gjashtë në Komunën e Likovës, pesë në Kumanovë.
Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik dr. Arif Latifi deklaroi se të sëmurët nga Likova janë nga klasterë të njohur.
“Sot janë kryer 50 testime në Likovë, njëzet në Kumanovë”, deklaroi Latifi.