Në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit janë regjistruar 120 raste të reja me virusin korona, 16 pacientë janë shëruar, ndërkaq 2 të tjerë kanë vdekur. Me këtë, numri i të infektuarve në vend ka arritur në 2611, të shëruarve 1621, të vdekurve 147, ndërkaq kemi 843 raste aktive.
“Në Klinikën Infektive të Shkupit ka ndërruar jetë një 65-vjeçare e cila është pranuar më 28 maj. Në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një pacient 69 vjeçar, i cili është hospitalizuar më 1 qershor”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Të infektuarit në 24 orët e fundit
Shkup – 67
Kumanovë – 19
Shtip – 16
Prilep – 4
Tetovë – 9
Veles – 2
Gostivar – 1
Negotinë – 1
Strumicë – 1
Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit
Shkup – 8
Shtip – 3
Prilep – 2
Tetovë – 1
Veles – 1
Manastir – 1
Në vend deri më tani gjithsej janë bërë 33.114 testime për COVID-19.