Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri njoftoi sot në profilin e tij në Fejsbuk se ai, gruaja e tij dhe vajza tremuajshe janë pozitiv në KOVID-19.
“Miq të dashur, edhe krahas respektimit të rreptë të masave dhe kontakteve minimale me njerëzit, dëshiroj t’ju informoj se unë së bashku me gruan dhe vajzën time tremuajshe kemi dalë pozitiv në testin për KOVID 19. Për fat të mirë, nuk kam asnjë simptomë, por kam dalë pozitiv në test.
Zeqiri u bëri apel të gjithë qytetarëve që të mos e nënvlerësojnë virusin dhe mundësinë e infeksionit dhe të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm.
“Nëse vëreni simptomën më të vogël tek ju ose të dashurit tuaj, këshillohuni me mjekët e familjes dhe mos refuzoni të testoheni. Më vjen keq dhe kërkoj falje nëse pa dijeni e kam vendosur dikë në pozitë të palakmueshme ditët e fundit”, komunikoi Zeqiri në profilin e tij në Fejsbuk.