Vatra e parë e pandemisë me korona virusin, KOVID-19, jo vetëm që e ka mësuar leksionin por është bërë edhe mësim për të gjitha komunat e tjera ku ditëve të fundit është vërrejtur sjellje e papërgjegjshme e një pjese të qytetarëve. Derisa në komunat e Shkupit dhe Tetovës, Çair, Saraj, Gazi Babë, Aerodrom dhe Bogovinë, numri i rasteve të reja rritet në mënyrë maramendëse, në Dibër për të 45 ditë me rradhë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me Kovid-19, njofton Europort.mk. Nga spitali i qytetit njoftuan se deri të shtunën nuk ka pasur as edhe pacientë me simptoma të dyshimta.
Në këtë rajon ishin 51 raste të regjistruara, prej të cilave dy janë në Qendër Zhupë, ndërsa janë shëruar 47 persona dhe kanë ndëruar jetë vetëm 4 pacientë, që nga paraqitja e rastit të parë. Të diciplinuar janë edhe tre personat e vetëm në izolim shtëpiak, ndërsa policia njofton se në masë të madhe nga ana e qytetarëve po respektohen edhe masat për mbrojtje, siç janë maskat, dizenfektimi dhe distanca, njofton Europort.mk.
“Gjatë natës së kaluar, nënpunësit policor në bashkëpunim edhe me Inspektoriatin shtetëror të tregut, në Dibër kanë kryer 12 kontrolle në objekte hotelierike dhe të tjera. Gjatë kësaj kohe janë shqiptuar tetë dënime për shkelje për personat që kanë vepruar në kundërshtim me urdhëresën me fuqi ligjore për mbajtjen e mbrojtjes personale të fytyrës”, njoftoi Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB Ohër.
A.Zeqiri/Europort.mk/