Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe nuk përjashton mundësinë e kthimit të masave restriktive dhe karantinës, nëse nuk respektohen masat mbrojtëse dhe vazhdon rritja e numrit të të infektuarve.
“Nuk përjashtohet mundësia që në disa komuna ku është shënuar rritje e numrit të të prekurve nga koronavirusi, që vjen si rezultat i mosrespektimit të masave për mbajtjen e maskave dhe distancës sociale, të mund të kthehen masat restriktive”, tha Filipçe.
Ai gjatë konferencës përmendi komunat si ajo e Sarajit, Çairit, Gazi Babës dhe Aerodromit.
“Numrat e të infektuarve të rinj janë alarm dhe thirrje për t’u respektuar të gjitha masat dhe protokollet, por nëse vazhdon kjo tendencë, nuk përjashtohet edhe kthimi i sërishëm i masave restriktive”, paralajmëroi sot edhe kryeministri, Oliver Spasovski.