Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Fitër Bajrami, uroi të gjithë qytetarët e besimit islam, me dëshirë që festën ta kalojnë me fat, shëndet të mirë dhe në harmoni me më të afërmit.
“Në fund të Muajit të shenjtë të Ramazanit, pas një muaji agjërim, dëshiroj që të gjitha lutjet tuaja të dëgjohen dhe tek të gjithë besimtarët të mbizotërojë solidariteti, mirëkuptimi dhe ndihma për ata të cilëve u është e nevojshme ndihmë. Kjo festë le të na përkujtojë se vetëm me angazhime të përbashkëta dhe respekt të ndërsjellë do të mund t’i mbajmë të gjalla vlerat që na bashkojnë dhe na sigurojnë mirëkuptim ndërnjerëzor dhe ardhmëri më të bukur”, thuhet në urimin e presidentit të shtetit.
Ai theksoi se këtë vit, Fitër Bajramin e festojmë në periudhë kur jo vetëm shteti ynë, por edhe tërë bota, përballet me një nga kërcënimet më të mëdha për njerëzimin.
Fitër bajrami le të sjell paqe në zemrat tona, qetësi në shpirtrat, gëzim dhe mirëkuptim në shtëpitë, thuhet në fund të urimit të shefit të shtetit.