• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home CORONA VIRUS

Për 24 orë rregjistrohen 40 raste të reja me KOVID-19

May 21, 2020
in CORONA VIRUS, INFO
Në Tetovë 13 të shëruar, lajme të mira për mbarë vendin
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 40 raste të reja me KOVID-19, ka vdekur një pacient nga Prilepi i cili është mjekuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup nga 12 maji, ndërsa janë shëruar 11 pacientë: në Shkup dy, në Shtip një, në Prilep katër, në Veles dy dhe në Koçani dy.

Në 24 orët e kaluara janë bërë edhe 549 testime.

Nga 40 rastet e reja të regjistruara me KOVID-19, 26 janë në Shkup, një në Kumanovë, Prilep, Veles dhe Manastir, si dhe dhjetë në Tetovë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1.898, numri i pacientëve të shëruar është 1,378, numri i vdekjeve është 111, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 409. Shpërndarja më e fundit sipas qyteteve është:

• Shkup – 673, aktivë 169
• Kumanovë – 419, aktivë 23
• Dibër – 51, aktivë 0
• Shtip -38, aktivë 3
• Prilep -204, aktivë 55
• Tetovë – 161, aktivë 73
• Strugë – 71, aktivë 5
• Veles – 127, aktivë 52
• Manastir –28, aktivë 9
• Ohër -21, aktivë 6
• Kavadar – 5, aktivë 0
• Gostivar -21, aktivë 4
• Gjevgjeli – 4, aktivë 0
• Strumicë – 3, aktivë 1
• Kriva Palankë – 6, aktivë 1
• Radovish – 4, aktivë 0
• Krushevë – 3, aktivë 0
• Koçani – 31, aktivë 1
• Probishtip – 2, aktivë 0
• Kërçovë – 2, aktivë 0
• Negotinë -9, aktivë 2 (7 persona të infektuar nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)
• Demir Hisar – 1, aktivë 0
• Makedonski Brod – 2, aktivë 0
• Pehçevë – 3, aktivë 1
• Dellçevë -1, aktivë 0
• Vallandovë -1, aktivë 0
• Vinicë – 3, aktivë 1
• Kratovë -2, aktivë 1
• Berovë -1, aktivë 1
• Sveti Nikollë -1, aktivë 1

Janë kryer 549 teste përmes: ISHP-302, Veterinare F-Tet-25, Avicena-24, BioteK-36, Filipi Dytë (Zhan Mitrev) -42, Sistina me metodë PCR -26 dhe ASHAM – 94. Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 23,316 teste të Kovid-19.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera në 24 orët e kaluara, 209 teste janë në kuadër të skriningut. Sot u konfirmua 1 rast pozitiv – punonjës në një kopsht në Shkup.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në 24 orët e kaluara janë pranuar 7 pacientë të rinj, të hospitalizuar janë gjithsej 49 pacientë. Në aparat me oksigjen janë 19, në ventilim mekanik janë dy pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 12 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej 25 pacientë janë hospitalizuar, në respiratorë janë 3 pacientë, ndërsa me pasqyrë më të rëndë klinike janë edhe dy pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar shtatë, ndërsa në mjekim shtëpiak po ndiqen edhe tre pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar pesë pacientë, ndërsa nuk ka pacientë në mjekim shtëpiak. Në sektoret infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë, Ohër dhe Prilep janë hospitalizuar 45 pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Next Post
Ora policore fillon të dielën në ora 11:00

Ora policore fillon të dielën në ora 11:00

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk