• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Friday, April 30, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

CIVIL: Lajmet e rrejshme duhet të dënohen, dekurajohen, dhe të ndëshkohen

May 20, 2020
in INFO
CIVIL: Lajmet e rrejshme duhet të dënohen, dekurajohen, dhe të ndëshkohen
Share on FacebookShare on Twitter

Monitorimi afatgjatë i CIVILit ndjek  dhe regjistron lajme të rreme dhe gjuhë të urrejtjes në komunikimin publik, në media dhe në rrjetet sociale, dhe konstaton një rritje shqetësuese të lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes në periudhën e kaluar.

Nga shumë raste të vërejtura nga monitorimi, ditëve të fundit është vërejtur rasti i aktivistes qytetare  Kristina Kostova, e cila është vetëm edhe një nga viktimat e gjuhës ekstreme të së urrejtjes. Sipas një deklarate personale publike të postuar në mediat sociale në lidhje me dasmat dhe ekspozimin e panevojshëm ndaj rreziqeve shëndetësore gjatë një pandemie, ka një ofanzivë në internet plot gjuhë urrejtjeje ndaj saj.

Pas njoftimit nga Kostova, u regjistruan një numër mesazhesh dhe komentesh në të cilat urrejtja u promovua hapur dhe u bë thirrje për dhunë ndaj Kostovës, duke përdorur fjalë fyese dhe shprehje ekstreme të bazuara në paragjykime dhe stereotipe. Kristina Kostova nuk është bartëse e detyrës publike, por vetëm sepse, si qytetare me të drejtë të garantuar të lirisë së mendimit dhe shprehjes, ajo shprehu një mendim personal, ajo ishte viktimë e linçimit publik nga disidentët deri në masë të kërcënimit të  hapur me përdhunim dhe vrasje!

CIVILi dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe shpreh solidaritetin me të gjithë viktimat e gjuhës së urrejtjes.

Njëkohësisht, CIVILi  kërkon nga  institucionet të veprojnë në mënyrë të duhur dhe në përputhje me detyrimet e tyre ligjore, të mos lejojnë që një gjuhë e tillë e urrejtjes të kalojë e pandëshkuar. Lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes duhet të dënohen, dekurajohen dhe sanksionohen. Bazuar në këtë dhe një numër të rasteve tjera të regjistruara në monitorimin e CIVILit, konstatohet se shoqëria maqedonase po përballet me pasoja të rënda infodemie, lajme të rreme dhe gjuhë të urrejtjes që vijnë si rezultat i fushatës shkatërruese të qendrave të caktuara politike dhe kriminele të pushtetit në vend dhe në botë.

Prandaj, CIVILi u bën thirrje institucioneve që të aktivizohen sa më shpejt dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të dekurajuar këto forma të rënda abuzimi në rrjetet sociale dhe mediat online, të cilat promovojnë gjuhën e urrejtjes. Dihet se gjuha e urrejtjes çon në akte të urrejtjes, por edhe pa të, ajo ka një efekt të dëmshëm në komunikimin publik në një shoqëri demokratike.Mundësia që secili prej nesh të shprehë lirshëm mendimin tonë është një nga vlerat dhe treguesit më të rëndësishëm të kapacitetit demokratik të shoqërisë. Gjuha e urrejtjes për të cilën jemi dëshmitarë  në këtë periudhë tregon aftësinë demokratike të individëve dhe grupeve, ose më saktë paaftësinë e tyre për të pranuar një mendim që është në kundërshtim me të tyre. Edhe më e dukshme është pamundësia për të zhvilluar një debat konstruktiv për një temë të veçantë.

Një publik demokratik, veçanërisht media dhe organizatat e shoqërisë civile, kanë për detyrë të kundërshtojnë dhe të dënojnë gjuhën e urrejtjes.

Next Post
Ekipi monitorues i CIVILit zbuloi një tjetër lajm të rremë për pretendimin e punësimit të shqiptarëve në DAP- Shtip

Ekipi monitorues i CIVILit zbuloi një tjetër lajm të rremë për pretendimin e punësimit të shqiptarëve në DAP- Shtip

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk