Ziadin Sela pas përfundimit të takimit të liderëve shpjegoi se përse data e propozuar nga Aleanca për Shqiptarët bashkë me partnerët e koalicionit Alternativën, zgjedhjet duhet të mbahen më 26 korrik.
“Në këtë periudhë ne do të japim kohë që ky trend pozitiv rreth shpalljes së fitores ndaj koronavirusi dhe si rezultate do të kemi më pak të infektuar dhe do të jetë më pak rrezik për qytetarët. Misioni ndërkombëtare do të mund të jetë prezent ngase do të hapen kufijtë dhe do të mund të vëzhgohen zgjedhjet që është një gjë shumë e rëndësishme. KSHZ do të ketë afate e nevojshme në mënyrë që të hapen listat në rishqyrtim për të mundur të zgjedhin edhe ata qytetarë të cilët i kanë mbushur 18 vite” tha Sela.
Ai tha se fatkeqësisht sot nuk u pajtuan për datë, por tha se në zgjedhjet diuhet të shkohet me datë të përbashkët.