Gjatë 24 orëve të kaluara, u regjistrua se në nivelin e tërë vendit, 33 persona nuk e respektuan ndalimin për lëvizje, ndërsa 20 persona u arrestuan, ndërsa për pjesën tjetër janë marrë të dhënat, pas çka do të pasojnë masat e duhura.
Gjatë 24 orëve të kaluara, Ministria e Punëve të Brendshme informoi se në territorin e vendit, 10 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 72 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.
Nga ana e punonjësve të policisë janë kryer inspektime të personave në izolim dhe vetizolim, me çka nuk u regjistruan persona që nuk kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim.
Sa i përket masës për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve mbrojtëse, nënkupton maska mbrojtëse, janë regjistruar 112 persona që shkelën këtë masë.