Lëvizja Besa mbështet çdo vendim që do të merret me konsensus për organizimin e zgjedhjeve parlamentare, tha kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Ai, pas takimit theksoi se në takimin tek presidenti i vendit Stevo Pendarovski, kryesisht dominoi qëndrimi se si të organizohen zgjedhjet, dhe të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve.
“Periudha pas nesh ishte e vështirë. Periudha e ardhshme është gjithashtu delikate. Kjo është arsyeja pse në mbledhje, madje edhe nga këtu, u bëjmë thirrje institucioneve që të zbusin masat në lidhje me lëvizjen e qytetarëve. Ne presim që Qeveria në seancën tjetër të marrë vendim për funksionimin e disa bizneseve në mënyrë që qytetarët të përgatiten gradualisht nga aspekti psikologjik për gjendje më normale. Qytetarët gjithashtu duhet të respektojnë masat për të mbajtur distancën fizike”, tha Kasami.