Nga nesër do të hapen qendrat tregtare, auto shkolla dhe bastoret. Kafenete dhe restorantet duhet të presin fazën e dyte. Kz vendimi i Qeverisë për lehëtësimin e msavae vjen pas rekomandimeve të komisionit per sëmundje Ngjitëse. Kryeministri Spasovski tha se lehtësimi i masave do të behet në tri faya.
“Enti për rehabilitimin e dëgjimit, të folurut dhe zërit – Shkup, qendrat për edukim, trajnime dhe seminare për të rritur, auto-shkollat, trajnimet për sportet individuale dhe tenise, bastoret sportive nëpër sportese, qendrat tregtare dhe mollët pa baret brenda tyre- deklaroi Oliver Spasovski.
Më pas do të vazhdojnë edhe masat tjera ndërsa secilës prej tyre do t’i paraprijë një monitorim i detajuar i situatës me virusin në vend.
Më 18 maj parashikohet të nisin me punë
–Kafenetë dhe restorantet me shërbim
-Trajnimet sportive kolektive në natyrë
Më 25 maj parashikohet të nisin me punë
-Lojërat e Fatit në kazino
-Trajnimet në ambiente të mbyllura dhe pishina
-Palestrat dhe klubet e fitnesit
-Objektet hotelerike
Hapja e çerdheve do të vendoset pasi të përfundojë testimi i të gjithë të punësuarve. Ky skrining që do të përfshijë rreth 2 mijë të punësuar në çerdhe, do të fillojë nesër dhe pritet të finalizohet brenda një jave. Më pas do të vendoset për hapjen e këtyre objekteve dhe masat që duhet të respektohen.
Kufijtë do të mbeten të mbyllur deri sa shtetet të harmonizojnë masat për lëvizjen e qytetarëve dhe kriteret që duhet të plotësojnë.