Qeveria në seancën e sotme e hapi debatin për Propozim-buxhetin për vitin 2020. Siç informon shërbimi qeveritar për media, ministrat i prezantuan programet që duhet të financohen nga buxheti për vitin e ardhshëm dhe sollën vendim Propozim-buxheti për vitin 2020, si dhe propozim-ligji për përmbarimin e Buxhetit për vitin e ardhshëm të konfirmohen seancën e ardhshme të Qeverisë e cila duhet të mbahet javën e ardhshme.
Në seancë është miratuar informacioni për blerjen dhe adaptimin e hapësirës afariste në selinë e NATO-s në Bruksel për nevojat e Misionit të Republikës së Maqedonisë të Veriut pran NATO-s me Propozim-vendimin për blerje me marrëveshje të drejtpërdrejtë për sende të patundshme.
Sipas informacionit janë paraparë 2.872.255 euro për blerjen e 996,37 m2 (878, 10m2 neto) të hapësirave administrative, për parkingun dhe për realizimin e punëve ndërtimore të adaptimit.
Në këtë seancë Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin me plan veprimi të projektit Ndërtimi i Objektit të ri Poliklinika Saraj pranë ISHP Shtëpia e Shëndetit.
Janë miratuar edhe tre vendime për shpërndarjen e mjeteve të siguruara me nënprogramin Dotacione kapitale në njësitë e vetëqeverisjes lokale të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, që të realizohen projektet që kanë ardhur si amendamente të deputetëve në Kuvend, anëtarë të Komisionit për financim dhe buxhet.
Me propozimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, u mor vendim për ndarjen e mjeteve të parashikuara në nënprogram Trafik dhe komunikim nga dotacionet kapitale në njësitë e vetëqeverisjes lokale për realizimin e projekteve të asfaltimit në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” – seksioni i dytë në Komunën e Çairit, për rikonstruimin e rrugës në fshatin Matejç, komuna e Likovës, për ndërtimin e një rruge që do të lidh fshatin Kopanicën në komunën e Sarajit me rrugën rajonale Shkup-Tetovë, për përpilimin e dokumentacionit projektues për ndërtimin e bulevardit në aksin rrugor nga Momin Potoku deri te rrethrroutllimi afër Vizbegut në Qytetin e Shkupit, dhe për ndërtimin e një rrethrrotullimi në fshatin Misleshev – Strugë. Investimi i përgjithshëm infrastrukturor arrin 12,8 milionë denarë.