Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot Komisioni për sëmundje infektive mbajti mbledhje në të cilën është diskutuar mundësia e lehtësimit të masave të deritanishme për parandalimin dhe mbrojtjen kundër përhapjes së koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive kanë vendosur t’i rekomandojnë Qeverisë që të gjitha masat e marra deri tani të mbeten në fuqi.
Trendi i rasteve të reja me Kovid-19 në dy ditët e ardhshme, siç theksohet, do të shqyrtohet në mbledhjen e Komisionit për sëmundje infektive të hënën, pas së cilës do t’i jepen rekomandime të reja Qeverisë për veprime të mëtejshme në lidhje me masat.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë të vazhdueshme të zbatojnë masat, të respektojnë ndalimin e grupeve më të mëdha se dy persona, të mbajnë distancë prej të paktën dy metra dhe të mbajnë pajisje mbrojtëse për fytyrë në rast se hapësira midis qytetarëve është më e vogël se siç përcaktohet, qëndron në kumtesë.