Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka dal me një porosi me rastin e 5 vjetorit të Lagjes së Trimave në Kumanovë.
“Hakmarrja eshte si vdekja heret a vone vjen per te gjith..!!! Shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetëve dhe shpreh ngushëllime për familjet e personave të vrarë dhe të plagosur më 09.05.2015.
Sot u mbushën 5 vite nga aksioni i Kumanovës, kryesisht Lagjen e Trimave. Lotët e vajzës së vogël Zamirës, trishtimi i banorëve të Lagjës së Trimave dhe tradhëtia ndaj ish-bashkëluftëtarëve do t’i ndjekin në çdo moment të gjithë ata që kanë gisht në përgatitjen dhe realizimin e skenarit të Kumanovës!
Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë hetim ndërkombëtarë për rastin e Kumanovës! Nuk mund të harrohet kurrë kjo ditë! Nuk ka fuqi që mund të ndalë drejtësinë për jetët e këputura në mes dhe për ata që sot e kësaj dite janë në burg.”, ka shkruar Sela.