Që në rrethin e dytë të zgjedhjeve të kaluara lokale, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, thotë se u ka zgjatur dorën e bashkëpunimit zyrtarëve të atëhershëm të Lëvizjes Besa për koalicion edhe në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare. Në emisionin “Studio e Hapur” në TV SHENJA, Sela thotë se do të insistojë të formojë koalicion parazgjedhor edhe me Alternativën edhe me Lëvizjen Besa me qëllim që të heqin nga Qeveria partinë e cila qeveris për 15 vite, BDI-në.