• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

(AUDIO) Publikohen biseda mes Mickoskit dhe të akuzuarit në rastin “Zhvatja”

May 8, 2020
in INFO, Zgjedhjet 2020
(AUDIO) Publikohen biseda mes Mickoskit dhe të akuzuarit në rastin “Zhvatja”
Share on FacebookShare on Twitter

Katër audio incizime dolën në Jutjub të bisedave në të cilat dëgjohen zërat të cilat ngjasojnë me zërat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, të të akuzuarit të tretë në rastin “Reket”, Zoran Mileski Kiçeec dhe të një gruaje, të cilët sipas kontekstit të dialogëve me siguri janë bërë në periudhën para zgjedhjeve presidenciale vitin e kaluar, kur u mbajtën edhe zgjedhjet për kryetarin e Komunës së Ohrit.

Në incizimin e parë zëri që ngjason me atë të Micikoskit, rrëfen për qëndrimin e tij në Ohër me ç’rast përmendet se madje e ka vizituar edhe shtabin zgjedhor të LSDM-së, ku i kanë dhënë material propagandues.

Në incizimin e dytë, zëri i cili ngjason me atë të Kiçeecit flet për gjendjen në terren në Ohër para zgjedhjeve, me ç’rast i përmend Mickoskit: “Kur biseduam herën e kaluar ju thashë”. Kiçeec më pas parasheh se rezultati i zgjedhjeve për kryetar komune në Ohër do të jetë i ngushtë dhe se me siguri do të ketë edhe raund të dytë.

Ai e përmend emrin e një njeriu të quajtur Beno, të cilin e prezenton si person me ndikim në mesin e egjiptianëve në Ohër, me ç’rast thekson se në të kaluarën u është premtuar shumë edhe prej Martin Protugjer dhe nga ish-kryetari i Ohrit Bakraçeski, por se asgjë nuk është plotësuar prej asaj, “dhe ata  janë kthyer nga LSDM-ja”.

“Ai është egjiptian, ai është njeri, nuk kërkon ta punësosh drejtor – fshesaxhi, punë të tilla”, thotë Kiçeec.

Pas “analizës” nga Kiçeec për rezultatet e mundshme nga votimi në raundin e parë në Ohër, Mickoski thotë: “Raundin e parë do ta lëmë kështu, mirëpo në të dytin do të bëjmë diçka”.

Në incizimin e tretë zëri i Mockoskit thotë: “Pas 21 prillit shumë gjëra do të jenë më ndryshe dhe të gjithë ata që më nënvlerësuan, pas 21 prillit nuk do të kenë ndërgjegje të pastër”.

“Ty nuk duhet të të kërkojë askush. Unë dhe ti duhet të kemi komunikim të drejtpërdrejtë, jo përmes Petkos, Trajkos, Stankos. Gjithçka dakordojmë, duhet ta dakordojmë unë dhe ti”, i thotë Mickoski – Kiçeecit.

“Unë, kryetar jam njeri që i kryej punët, ekzekutues. Mua kur të më jepni ndonjë detyrë, unë e kryej atë. Unë jam i tillë”, thotë Kiçeec, duke përmendur takim të mundshëm të Mickoskit me Orce Kamçevin.

Në incizimin e fundit Mickoski sërish potencon se pas 21 prillit do të dihen shumë punë…

“Ose do të kemi rezultat të keq dhe nuk do të ketë nevojë për kthesë në maj dhe edhe vetë do të largohem ose do të kemi rezultat të mirë dhe asgjë më nuk do të jetë e njëjtë në VMRO-DPMNE”, thotë Mickoski, duke shtuar se atëherë do t’i duhet bashkëpunimi i Kiçeecit në terren.

Zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet për kryetar të Ohrit u mbajtën më 21 prill të vitit 2019.

Next Post
Mbi 21 mijë kompani kanë aplikuar për ndihmën shtetërore

Mbi 21 mijë kompani kanë aplikuar për ndihmën shtetërore

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Kontaktoni këto numra nëse vëreni simptoma të korona virusit

    2 shares
    Share 2 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk