Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot deklaroi se korrniza negociuese e Komisionit Evropian, sipas informatave me të cilat disponojnë, do të prezantohet më 3 qershor.
“Korrniza negociuese llogaritet si dokumenti më i rëndësishëm me të cilin vendet anëtare i konfirmojnë pozitat e tyre, ndërsa pastaj Komisioni Evropian i cili teknikisht negocion në emër të vendeve anëtare, duhet t’i respektojë ato pozita dhe pastaj vazhdimisht t’i informojë vendet anëtare. Informatat tona janë se Komisioni, këtë korrnizë negociuese do ta prezantojë më 3 qershor kur Komisioni do të dalë edhe me pako të re të masave të zgjerimit, përkatësisht edhe raporti vjetor për progres”, theksoi Osmani në konferencën për shtyp.
Ai theksoi se me korrnizën negociuese definohet rrjedha, struktura, vargu i kushteve kyçe të cilat duhet të pranohen, megjithatë, siç citoi, procedurat nëpër të cilat duhet të zbatohen negociatat nën klauzolën asgjë nuk është dakorduar derisa gjithçka nuk dakordohet, që do të thotë se negociatat mbesin të hapura deri në harmonizimin e kompletuar të tekstit të marrëveshjes mes dy palëve të cilat në fund nënshkruajtën dhe pastaj u ratifikuan.
“Kjo draft korrnizë negociuese, ky projekt-version shkon pastaj në KOELA, ai është Komiteti për zgjerim dhe negociata si trup i Këshillit të BE-së, ku harmonizohen pozitat e vendeve-anëtare për tekstin e korrnizës negociuese, pastaj në KOREPER-Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm, ata janë ambasadorët e vendeve-anëtare në BE, pastaj Këshilli për punë të brendshme, ato janë ministrat e Evropës dhe Këshillit Evropian në fund, shefat e shteteve dhe kryeministrat dhe ne presim që ky harmonizim të ndodh në qershor gjatë Samitit të qershorit me çka hapet mundësia për mbajtje të Konferencës së parë ndërkombëtare”, potencoi Osmani.
Kjo, sipas Osmanit do të thotë se korrniza negociuese mund të miratohet gjatë kryesimit kroat, ndërsa konferenca e parë ndërkombëtare mund të mbahet gjatë kryesimit gjerman. Ajo, konsideron Osmani, është jashtëzakonisht rrethanë e volitshme për ne duke e pasur parasysh se ajo është mbështetës i fuqishëm i zgjerimit. Konferenca, sipas pritjeve, mund të mbahet diku mes shtatorit dhe dhjetorit të këtij viti.
“Pse është e rëndësishme në konferencën e parë ndërkombëtare. Ajo ka edhe vlerë politike, simbolike dhe juridike, megjithatë me të direkt hapet procesi negociues operativ, përkatësisht skriningjet. Skriningjet kanë dy pjesë sqaruese dhe bilaterale. Të dy pjesët marrin nga një vit. Rrethanë e lumtur është që ne pjesën sqaruese e kemi mbaruar vitin e kaluar me atë që na mbetet vetëm skriningu bilateral. Në skriningun sqarues ku mijëra njerëz të administratës sonë dhe nga organizatat joqeveritare ishin në Bruksel ne dëgjuam BE-ja ka prezantuar se çka duhet të bëjmë. Në skriningun bilateral është e kundërta, Bashkimi Evropian dëgjon, ne duhet të tregojmë se deri ku jemi, çka kemi bërë, cilat janë planet tona aksionare për zbatimin e zhvendosjes së ligjdhënies evropiane”, citoi Osmani.
E jona është, tha Osmani, tani të lobojmë dhe të punojmë në këtë periudhë korrniza negociuese të jetë më e volitshme sepse në momentin kur ajo harmonizohet veçmë është fundi.
“Nuk ka ndërrime të rregullave të lojës. Serbia gjatë ka punuar në korrnizën negociuese në lidhje me atë se ku do të jetë çështja e Kosovës, në fund u dha konkluzion se do të jetë në Kapitullin e 35 të fundit, ndërsa ne në çdo kapitull për çdo çështje, sepse këtu definohet struktura nëpër të cilën zhvillohen negociatat”, sqaroi Osmani.
Porositi se tani më e rëndësishme është çështja e negociatave të mbetet mbipartiake dhe të gjithë së bashku të punojnë në mbylljen sa më të shpejtë të negociatave.