• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Tuesday, April 27, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Ndihma shtesë, hotelierët, transportuesit dhe turizmi do të marrin deri në 19.500 denarë

April 30, 2020
in INFO
Ndihma shtesë, hotelierët, transportuesit dhe turizmi do të marrin deri në 19.500 denarë
Share on FacebookShare on Twitter

Kompanitë nga sektori i hotelierisë, turizmit dhe transportit janë më të prekura nga kriza, prandaj do të kenë mbështetje shtesë, deklaroi ministrja e Financave, Nina Angellovska, pas takimit me përfaqësuesit e këtyre veprimtarive bashkë me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Përveç ndihmës për rrogën minimale, ata do të mund ta shfrytëzojnë edhe masën prej 50% për subvencionim të kontributeve, që do të thotë se ndihma e përgjithshme për ta do të jetë 19.500 denarë, sqaroi Angellovska.

“Për këta sektorë, për të gjitha kompanitë që kanë punuar duke mos pasur humbje në dy vitet e kaluar dhe konsiderohen kompani të shëndetshme, që nuk i kanë borxh DAP-it, pra që nuk janë në listën e  DAP-it, dhe kushti i tretë është që këto kompani të goditura, prej këtyre sektorëve, të mos kenë kredi që nuk i kanë paguar më shumë se 90 ditë”, tha Nina Angellovska Ministre e Financave.

Ministri Bekteshi tha se në takimin me përfaqësuesit e këtyre sektorëve, është biseduar edhe për ndryshimet e fundit të Dekretit, që ka të bëjë me ndihmën prej 14.500 denarëve. Siç tha ai, janë paralajmëruar edhe masa shtesë.

“Njëkohësisht biseduam për fondin e turizmit ku parashihen masa për rimëkëmbjen e këti sektori me rëndesi dhe për promovimin e Maqedonisë së Veriut”, tha  Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë.

Nga Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit, thonë se në periudhën në vijim do të përqendrohen në promovimin e turizmit vendor nën moton “Askund si në shtëpi”.

Next Post
Kafenetë dhe restorantet do të hapen së shpejti, me një mënyrë të veçantë funksionimi

Kafenetë dhe restorantet do të hapen së shpejti, me një mënyrë të veçantë funksionimi

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk