Ministei i shëndetësisë Venko Filipçe ka paralajmëruar se pas festës së 1 majit do të mendojnë për të filluar zbutjen e masave falë rrezultateve pozitive që po japin masat që janë marë deri më tani. Ministri Filipçe kujtoi se Maqedonia e Veriut që në fillim ndërmori masa të cilat nuk ishin marë as nga shtetet më të zhvilluara dhe as nga ato ta rajonit.
“Dua të informoj qytetarët se pas shiut, del dielli. Është e qartë se pas kësaj , do të ndryshojë jeta e secilit prej nesh. Rekomandimet e ndryshme, për mabjtje të distancës fizike dhe higjienës tani po japin rezultate. Në fillim morëm masa qe nuk ishin marrë në asnjë vend në rajonin tonë, madje as ato të zhvilluara në botë. Kamera termale u vendos në aeroportin tonë kur s’kishte ende të vendosura as në aeroportin në Stamboll. Këto i bëmë bazuar në rekomandimet e epidemiologeve dhe Institutit për sëmundje infektive”, deklaroi Venko Filipçe.