Pas fazës së parë të suksesshme të procesit të inkuadrimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Komisioni Evropian tani po punohet në raportet vjetore për vendet e Ballkanit Perëndimor, që priten në qershor, si dhe planin ekonomik të rajonit, deklaroi eurokomisari i Zgjerimit të BE-së Oliver Varhei.
“Duke rishikuar metodologjinë e procesit të zgjerimit dhe vendimin për hapjen e negociatave të inkuadrimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne e kemi kthyer politikën e zgjerimit në rrugën e drejtë. E kemi rikthyer besueshmërinë e saj, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për të gjitha vendet tona anëtare”, tha Varhei për portalin Ballkani Perëndimor Evropian.
Eurokomisari theksoi se angazhimi i perspektivës evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor ka qenë gjithmonë i pranishëm, dhe se zgjerimi mbetet edhe mëtutje një nga politikat kryesore të Bashkimit Evropian.
“Që nga fillimi i mandatit tonë, menjëherë filluam punën. Besueshmëria është në thelbin e metodologjisë së rishikuar, si i pari nga katër parimet. Ne gjithashtu kemi vendosur edhe parashikueshmëri dhe dinamizëm më të madh në proces dhe i kemi dhënë drejtim politik më të fortë”, thotë Varhei.
Elementi i tretë i inkuadrimit, thekson ai, është plani ekonomik dhe investimi, të cilët tani janë edhe më të rëndësishëm duke pasur parasysh ndikimin negativ të krizës me koronavirusin në ekonominë e rajonit.