Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se edhe krahas shumë kërkesave për dalje gjatë orës policore të fëmijëve, nesër do të shqyrtohet vetëm kërkesa nga prindërit e fëmijëve me autizëm, duke theksuar se nëse lejohet dalja për të gjithë fëmijëve, masat nuk do të kenë efekt.
“Shqyrtojmë shumë propozime, shumë masa, shumë sugjerime, megjithatë dalja madje edhe me një prind e le mundësinë që të grumbullohen grupe më të vogla ose më të mëdha rreth objekteve banesore, ndoshta dhe në parqe më të vogla rreth ndërtesave, vendeve për banim që praktikisht do të bëjë të mos kenë efekt masat për izolim shtëpiak”, theksoi Filipçe.
Ai tha se gjëja e vetme e cila nesër do të shqyrtohet është kërkesa për ata fëmijë të cilëve dalja u është pjesë e rutinës, ndërsa kanë gjendje paraprakisht shëndetësore.
“ka arritur një kërkesë e prindërve të fëmijëve me autizëm për të cilën mendojmë se duhet të shqyrtohet dhe t’u ndihmohet , tani të shohim në cilën mënyrë të bëhet kjo. Ka një vendim për personat me nevoja të veçanta, megjithatë ka një grup të fëmijëve me autizëm të cilët në cilën do pjesë praktikisht duhet t’u lejohet dalje për shkak të asaj që ata deri më tani kanë bërë një rutinë dhe nëse ndryshon kjo mund në mënyrë shtesë ta ndërlikojë situatën në kuptim të asaj, nëse tani kanë bëtë një rutinë tjetër, ndryshimi do të sjell deri në komplikim shtesë”, konstatoi ministri.
Ai theksoi se gjatë ditës së nesërme do të diskutohet për atë të Komisionit për sëmundje infektive.
“Mendoj se të gjitha të tjerat me të vërtetë duhet të kenë durim, e di se e kanë të vështirë, se nuk është e lehtë, megjithatë kjo është diçka që duhet secili ta mbajë për shkak të asaj që vetëm në atë mënyrë presim efekt nga këto masa”, potencoi Filipçe.