Në seancën e sotëm qeveritare, është vendosur që gjatë kohës së vikendit të ardhshëm ora policore të zgjasë 85 orë, përfshirë edhe të hënën, duke filluar nga e premtja 17 prill në orën 16.00 deri të martën 21 prill, në orën 05.00.
Mbetet aktive ndalimi për lëvizje e të gjithë qytetarëve në nivel të territorit të shtetit, çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten, nga ora 16.00 deri në orën 05.00.
Në mënyrë shtesë, nga dita e enjte (16 prill) deri të martën 21 prill, ndalohet dalja në të gjitha vendet rekreative, parqet në tërë shtetin.
Për personat mbi 67 vjet mbetet aktive ndalesa gjatë ditëve të punës nga e hëna deri të premten, përveç se në periudhën nga ora 10 deri në ora 12:00. Të hënën më 21 prill, për këta qytetarë ka ndalesë të plotë.
Për personat nën 18 vjet mbetet aktive ndalesa për lëvizje gjatë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten, përveç se në periudhën nga ora 13 deri në ora 15:00. Të hënën më 21 prill, për këta persona ka gjithashtu ndalesë të plotë lëvizjeje.
Qeveria ka njoftuar poashtu se mbetet aktive ndalesa për lëvizje të qytetarëce në vende publike dhe hapësira publike në grupe më të mëdhaja se dy persona, me çka këtu nuk numërohen personat nën 14 vjet, nëse janë fëmijët e prindit që është pjesë e grupit prej dy personave.