Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare Qeverisë i propozon masa urgjente për mbrojtje të grave dhe fëmijëve të dhunës familjare në kushte krize.
Propozon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të zhvillojë protokolle për strehim të sigurt të grave viktima të dhunës dhe fëmijëve të tyre, sipas rekomandimeve për mbrojtje nga Kovid-19.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të publikojë numrat për denoncim të dhunës familjare të cilët do të jenë funksionalë 24/7, veçanërisht për secilin qytet ku ka qendër për punë sociale.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në nivel javor të publikojnë statistikë për numrin e rasteve të denoncuara të dhunës familjare, të ndara për qytete dhe gjini të viktimës.
Një nga masat e propozuara është viktimat e dhunës t’i shfrytëzojnë linjat për denoncim të së njëjtës (SOS lidhje, MPB, QPS, organizata qytetare) dhe linjat për ndihmë dhe mbështetje të punojnë përmes çateve onlajn dhe porosive, dhe SMS porosive. Krahas denoncimit të dhunës në 192, t’iu ofrohet shërbimeve për ndihmë të shpejtë (194) dhe brigadës zjarrfikëse (193) të përgjigjen në thirrjet për denoncim të dhunës dhe ta njoftojnë stacionin kompetent policor që të veprojë sa më shpejtë që është e mundur.
Televizionet kombëtare dhe lokale, si dhe llojet tjera të mediave rregullisht t’i publikojnë numrat për denoncim dhe ndihmë gjatë dhunës familjare dhe dhunës ndaj fëmijëve, për të gjitha qytetet ku ka servise dhe Qendra të Punës Sociale. Televizionet nacionale dhe lokale, si dhe llojet tjera të medieve t’i publikojnë udhëzimet e sigurisë për viktimat se si të mbrohen në shtëpitë e tyre.
Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare propozon të gjitha ata që punojnë në teren (punonjësit shëndetësorë, mjekët amë, organizatat qytetare, nëpunësit e policisë, Kryqi i Kuq, etj) urgjentisht të denoncojnë dhunë familjare në stacionin adekuat policor nëse shohin se kjo ndodh. Të njëjtën gjë ta bëjnë edhe farmacistët dhe të punësuarit në markete.
Të përgatiten udhëzime të sigurta dhe plane për ikje të cilat viktimave do t’iu ndihmojnë që më lehtë ta lëshojnë mjedisin e dhunshëm dhe të kërkojnë ndihmë.
Serviset e specializuara për mbrojtje të viktimave të dhunës familjare të cilët sigurojnë strehim, të dezinfektohen rregullisht që të parandalohej përhapja e virusit.
Të mos lejohet dhunuesi të shihet me fëmijët, përsëri me qëllim që t ulet rreziku nga dhuna ndaj viktimës.
Shteti të alokojë mjete për pagesën e ruajtjes së fëmijës, në raste kur e njëjta nuk mund të paguhet nga prindi tjetër për shkak të papunësisë.
Përgatitje e pllakateve me numra dhe udhëzime për denoncim të dhunës të cilat do të shpërndaheshin në markete dhe barnatore në vende që shihen, si dhe në semaforë, shtylla elektrike, stacione të autobusëve, janë një pjesë e masave të propozuara të Rrjetit nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.