Gjatë 24 orëve të fundit 138 persona në të gjithë territorin e vendit nuk kanë respektuar orën policore, prej të cilëve 121 janë arrestuar ndërsa për pjesën tjetër janë marrë të dhëna dhe po përgatiten masat e duhura.
Sipas statistikave, si pasojë e pandemisë Covid-19, 77 persona janë izoluar me vendim shtetëror, ndërsa 335 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
Policët kontrollojnë personat në izolim dhe vetizolim. Nuk është regjistruar asnjë person që nuk e respektoi masën.