Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson e ka kaluar natën në kujdes intensiv në një spital qendror në Londër pasi simptomat e tij të koronavirusit u përkeqësuan.
“Downing Street” tha se ai ishte transferuar në spital me këshillën e ekipit të tij mjekësor dhe po merrte kujdes të shkëlqyeshëm.
Kryeministri britanik, 55 vjeç, u pranua në Spitalin e St Thomas me simptoma të vazhdueshme të dielën në mbrëmje.
Sipas Buckingham Palace, Mbretëresha është mbajtur e informuar për shëndetin e Johnson.
Liderët botërorë, përfshirë presidentin e SHBA Donald Trump dhe presidentin francez Emmanuel Macron, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Boris Johnson.
Sipas “BBC”, kryeministrit iu vu oksigjeni vonë pasditen e së hënës, përpara se të merrej në kujdes intensiv.