Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 46 raste të reja me koronavirus. Sipas qyteteve: Shkup-13, Kumanovë-23, Dibër-2, Prilep-1, Tetovë-2, Veles-2, Gostivar-1 dhe Gjevgjeli-2. Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi arrin në 430.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Febrile kanë ndërruar jetë dy persona. Njëri pacient ishte i moshës 70 vjeçare, ndërsa tjetri i moshës 68 vjeçare. 70-të vjeçari ishte nga Kumanova dhe vuante nga sëmundja e zemrës, përderisa testi i tij për Kovid – 19 ende nuk është gati. Ndërkohë 68 vjeçari ishte nga Tetova, teksa kishte hipertension arterial.
Sipas vendbanimeve, deri tani raste me Kovid-19, janë regjistruar në:
Shkup – 208
Kumanovë – 85
Dibër – 49
Shtip – 15
Prilep – 22
Tetovë – 15
Strugë – 9
Veles – 8
Manastir – 4
Ohër – 3
Kavadar – 2
Gostivar – 2
Gjevgjeli – 4
Kriva Pallankë – 2
Koçanë – 1