Nëpunësve të administratës shtetërorë dhe publike nuk do të ju preken pagat, ndërsa funksionarëve të zgjedhur dhe emëruar do të ju shkurtohen në nivel të pagës minimale. Nga ana tjetër, Qeveria do të subvencionojë 14.500 denarë të neto pagës ose 50% të kontributeve të pagës për të punësuarit në sektorin privat, ka vendosur Qeveria në mbledhjen e fundit ku ka miratuar pakon e dytë të masave ekonomike për mbështetje të sektorit privat dhe sigurimin e likuiditetit të buxhetit shtetëror.
“Me masën numër një që sot është konfirmuar parashihet mbështetje financiare për kompanitë nga sektori privat të prekur nga kriza ekonomike. Lëndë e kësaj mbështetje financiare është pagesa e pagave të të punësuarve te punëdhënësi kërkues të mbështetjes financiare për muajt prill dhe maj në vlerë maksimale 14.500 denarë në muaj për të punësuar, në përputhje me orët efektive të kaluara në punë. Subvencionimi i 50% të kontributeve për pagave. Për kompanitë e prekura vendosim 50% subvencion të kontributeve dhe kjo është masë alternative e masës paraprake, neto pagës së subvencionuar. Masa e dytë, ndihmë për sportistë. Të gjithë punëtorët sportiv të punësuarit në shoqatat sportive, Qeveria do të sigurojë pagë minimale 14.500 denarë për prill dhe maj. Ndihmë për artistët. Për 141 artistë të pavarur do të sigurohet pagë minimale për muajt prill dhe maj dhe kontribute përmes ministrisë së kulturës”, deklaroi Oliver Spasovski, kryeministër.
Spasovski tha se kompanitë që do të përfitojnë nga kjo masë kanë kusht që të mos ndajnë dividenta dhe shpërblime për të punësuarit dhe anëtarët e këshillave drejtues dhe mbikqyrës. Me masë të ve[antë që do të publikohet ditëve në vazhdim, Qeveria do të mbështesë edhe zanat[injtë e profileve të ndryshme. Masa e katërt parasheh pagë minimae, apo dëmshpërblim për qytetarët që kanë mbetur pa punë për shkak të krizës në në vlerë prej 50% nga paga mesatare e të punësuarit në periudhë prej 6 muajve.
Spasovski njoftoi se funksionarëve të zgjedhur dhe emëruar do të ju ulet paga në 14.500 denarë, ndërsa këshilltarët komunal dhe anëtarët e komisioneve që kanë një punë tjetër nuk do të marn asnjë kompenzim.
“Të gjithë funksionarët e emëruar dhe zgjedhur në nivel lokal dhe qëndror do të marin pagë minimale për muajt prill dhe maj, 2020. Kjo nënkupton presidenti i shtetit, kryetari i Kuvendit, deputetët, kryetari i Qeverisë, ministrat, kryetarët e komunave dhe të gjithë personat e tjerë të zgjedhur dhe emëruar do të zbatohet dispozita e kësaj urdhërese përve[ se kjo nuk do të vlejë për personat e emëruar në institucionet publike shëndetësore. Masa e gjashtë kryetarët e këshllave udhëheqës dhe mbikqyrës të institucioneve publike nga pushteti ekzekutiv dhe lokal, kryetarët dhe anëtarët e këshillave komunal, kryetarët dhe anëtarët e komisionmeve të formuara nga pushteti qëndror dhe lokal që në të njëjtën kohë punojnë në një vend tjetër, nuk do të marin asnjë kompenzim derisa zgjat kriza. Masa nuk do të vlejë për personat e papunë”, u shpreh Spasovski.