• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Borel: Negocitatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut janë vendim i duhur i BE-së

March 30, 2020
in INFO, Integrime
Borel: Negocitatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut janë vendim i duhur i BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Pas nesh lamë një javë shumë  të rëndë në të cilën në faqet e para dhe në mendimet tona dominonte pandeMEDIAL me virusin korona dhe pasojat globale nga ajo. Kjo situatë hodhi  hije edhe mbi një vendim të rëndësishëm që nuk e mori vendimin e merituar. Në mes të krizës me virusin korona, Bashkimi Evropian vendosi që të fillojë negociata për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këto janë lajme të mira për të dyja shtetet, për Ballkanin Perëndimor dhe për gjithë Evropën.

Këtë e theksoi përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë së BE-së, Zhozep Borel me rastin e vendimit të BE-së të sjellë javën e kaluar që të fillojë negociata për anëtarësim me të dyja vendet.

“Me sjelljen e këtij vendimi shumë të rëndësishëm në këto kohë të rënda, BE-ja arriti progres për një çështje shumë të rëndësishme politike dhe dërgoi sinjal të qartë dhe porosi të qartë për Ballkanin Perëndimor. BE-ja tregoi se është e bashkuar sa i përket një prej politikave më me prioritet dhe e bëri këtë derisa menaxhon me krizën globale. Vendimi me të vërtetë është ‘rreze ditë në errësirën që po na rrethon’, siç tha homologu im i respektuar dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Nikolla Dimitrov,  duke e komentuar vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thekson Boreli.

Kërkuam, thotë ai, shumë nga të dyja vendet dhe ato e  përmbushën këtë. Tani, shton, edhe BE-ja solli vendim të duhur nga ana jonë. Kjo është porosi inkurajuese se puna e mundimshme dhe lidershipi i duhur nga të dyja vendet japin rezultate.

“Në drejtim të njëjtë, dëshiroj ta uroj Maqedoninë e Veriut për atë që u bë vendi i 30-të anëtar i NATO-s këtë javë. Ky është hap  shumë i rëndësishëm, i cili në mënyrë shtesë i konsolidon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Me padurim pres që të  punojmë bashkë edhe në kuadër të bashkëpunimit mes BE-së dhe NATO-s”, thekson Borell.

Sipas tij, me fillimin e negociatave për anëtarësim, para nesh ka shumë punë edhe hapja e negociatave ishte vetëm hapi i parë i procesit intensiv. Duhet të bëhen, thotë Borel, reforma të thella sociale, politike dhe ekonomike para hapit afër anëtarësimit të plotfuqishëm. Për këto transformime natyrshëm nevojitet kohë dhe punë, por është me rëndësi, nënvizon Boreli, “rrezja e dritës”  për dy shtetet që ta inkurajojë edhe pjesën tjetër të rajonit që ta bëjë atë që është e nevojshme dhe ta ndjekë shtegun e reformave, ndërsa për të mirën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Ai përkujtoi se këtë javë BE-ja paralajmëroi pako të ndihmës bilaterale financiare për të  gjitha gjashtë partnerët e rajonit.

“Do të sigurojmë deri 38 milionë euro për ndihmë të drejtpërdrejtë për menaxhim me situatën në lidhje me Kovid-19. Me këto para do të  blihen respiratorë, maska dhe pajisje të tjera mjekësore, paguhen fluturimet për dërgesë të ndihmës dhe mbulohen nevojat e njerëzve. Në  mënyrë  shtesë,  BE-ja vendosi ta mbështesë rajonin me shpërndarje të 374 milionë euro për rimëkëmbje sociale dhe ekonomike të rajonit pas përfundimit të situatës kritike. Kjo nënkupton ruajtjen e vendeve të punës,bizneseve, përftimeve shoqërore, domethënë t’iu lejohet njerëzve që të vazhdojnë me jetët e tyre pasi ta tejkalojmë këtë pandemi”,tha Boreli.

Ai i prezantoi edhe hollësitë konkrete për ndihmë të drejtpërdrejtë të BE-së për sektorët shëndetësorë të vendeve të Ballkanit  Perëndimor për rimëkëmbje ekonomike dhe sociale, prej të cilave Maqedonia e Veriut do të marrë 66 milionë euro – 4 milionë euro për ndihmë të drejtpërdrejtë për sektorin e shëndetësisë, 62 milionë euro për rimëkëmbje sociale dhe ekonomike.

Next Post
Në Tetovë dhe rrethinë 6 të infektuar me korona virus, Klinika e qytetit ka 400 shtretër në gadishmëri

Në Tetovë dhe rrethinë 6 të infektuar me korona virus, Klinika e qytetit ka 400 shtretër në gadishmëri

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk