Erdhi edhe ajo ditë! Flamuri i Maqedonisë me krenari valon mes 29 flamujve të aleatëve të NATO-s. Ardhmëri e sigurt!, ka shënuar sot shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk.
“Një shtet është i fuqishëm aq sa e ka të fuqishme armatën. Një shtet është i fuqishëm aq sa e ka të fuqishme ekonominë. Një shtet është i fuqishëm aq sa i ka të fuqishme institucionet demokratike. Por një shtet është po aq i fuqishëm, sa i ka të numërt dhe të fuqishëm aleatët. Në rrethana normale dhe të jashtëzakonshme. do t’ia dalim!”, porositi në statusin e tij në Fejsbuk, Dimitrov, i cili e ndoqi ceremoninë e tij të ngritjes së flamurit të vendit tonë pasdite para selisë së NATO-s në Bruksel përmes video lidhjes së bashku me kryeministrin Oliver Spasovski dhe tërë kabinetin e ministrave në ndërtesën e Qeverisë.
Me ceremoninë e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut në selinë e NATO-s në Bruksel u shënua inkuadrimi zyrtar i vendit në Aleancën Veriatlantike.