Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në konferencë për shtyp ka thënë se gjatë ditës së djeshme në Klinikën infektive në Shkup, kanë vdekur dy persona të prekur nga korona virusi.
Një pacient i moshës 91 vjeçare i cili ka qenë i hospitalizaur para tetë ditëve, dhe një pacientë 31 vjeçar të cilit i është përkeqësuar gjendja.
Numri i personave të infektuar gjatë 24 orëve të fundit është 16 dhe gjithsej numri i përgjithshëm është 257 të infektuar.
Ministri Filipçe tha se shtatë pacientë do të lëshohen në shtëpi për shkak se testimet kanë treguar se janë negativ ndaj koronavirusit.