Gjatë konferencës për shtyp në Qeveri nga krerët më të lartë të shtetit, zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se e kemi pritur këtë lajm të mrekullueshëm prej shumë kohësh. Ai tha se një kalavar i gjatë ka kaluar plot 20 vjet para kur kemi nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe 15 vjet më parë kur kemi marrë statusin kandidat për në BB. Ai pohoi se tani nuk ka më asnjë dilemë, duhet të vazhdojmë vetëm reformat. Osmani tha se ky vendim nuk është dhuratë dhe as vendim politik por vetë puna jonë e përditshme që 27 vendet anëtare të arrinin në konkluzion se duhet të hapnin negociatat me ne pa asnjë kusht.Ai theksoi se luftën tani e kemi me koronavirusin por do ta fitojmë edhe këtë betejë. Duhet të jemi vetëm optimist, duhet vetëm të respektojmë këto masa që kemi marrë dhe më pas ardhmëria do të jetë e garantuar. “Edhe këtë luftë do ta fitojmë dhe më pas do t’i përkushtohemi vetëm integrimeve për në Bashkimin Evropian. Ky lajm që morëm sot do të na ndihmojë edhe në luftën ndaj sfidës së sotme që do ta fitojmë me patjetër dhe më pas vetëm prosperitet do të ketë për vendin tonë”- tha Osmani