SPB- Gostivar, Zyra e Jashtme për Punë kriminalistike- Gostivar ka ngritur kallëzim penale kundër 51 vjeçarit V.A nga fshati Çegran, për shkak dyshimit se ka kryer veprën penale “mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.
Dje rreth orës 22:10 zyrtarë policor nga SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 55 vjeçarin J.S., nga fshati Çajle e Vjetër e Gostivarit, për shkak se gjatë kontrollit të kryer në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, në objektin e tij hotelierik në këtë fshat u gjetën 6 persona të ftuar.
Për shkak ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosrespektim i rregulloreve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, SPB -Dibër ngriti kallëzime penale kundër L.O (42), pronar i objektit hotelierik dhe B.L (26) pronar i internet kafenesë, të dy nga Dibra.
SPB Shtip deri tek Prokuroria Themelore Publike – Shtip ka ngritur kallëzim penale kundër E.T (45) nga Shtipi, për shkak ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, të parashikuar në nenin 206 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Zyra e Jashtme për Punë kriminalistike- Dellçevë ka ngritur kallëzim penal kundër G.A (45) nga fsh.Grad, Dellçevë, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, të parashikuar në nenin 206 paragrafi 1 i Kodi Penal.
Zyra e Jashtme për Punë kriminalistike Sveti Nikollë ka ngritur padi penale kundër T.T (49) nga Sveti Nikolla për arsye të ekzistimit dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, të parashikuar në nenin 206 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Zyra e Jashtme për Punë kriminalistike Koçan ka ngritur kallëzim penal kundër G.A (40) nga fshati Zërnovc, Koçan, për arsye të ekzistimit dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, të parashikuar në nenin 206 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Dje SPB -Strumicë dorëzoi deri tek Prokurori publike në Strumicë 12 kallëzime penale kundër 14 personave që kryen vepra penale të “transmetim të sëmundjes ngjitëse”, të parashikuar në nenin 205 dhe “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.
Në periudhën nga ora 07 00 deri sot në ora 07 00, nga të gjitha Seksionet e Brendshme janë ngritur gjithsej 33 kallëzime penale dhe një lajmërim.