Me propozim të Ministrisë së ekonomisë, Qeveria ka sjellë vendim për ngrirjen e çmimeve të frutave tropikale, limonit, portokallit, mandarinls, grejpfrut dhe klementina. Me këtë vendim kufizohet çmimi më i lartë i kytëre produkteve që ka qenë në periudhën nga 1 janari deri më 11 mars 2020, njofton Europort.mk. Masa më e re e Qeverisë është sjellë paai ditëve të fundit çmimi i një kilogram limona arriti deri në 180 denarë. Nga Qeveria urdhërojnë që shitësit të kthejnë çmimet në normalitet, ndërsa të gjithë ata që do të kalojnë nivelin maksimal të vendosur nga Qeveria do të dënoheb me 5000 euro dhe me burg në përputhje me nenin 205 dhe 206 të Kodit penal.