Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tërhoqi shortin për numrin rendor që subjektet politike do ta mbajnë në fletëvotime. Nga 14 subjekte listat e të cilave u miratuan, e para në listë do të jetë PDSH-ja me numrin 1. LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi” do ta kenë numrin 3, ndërsa VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë” do ta mbajnë numrin 14 si të radhiturit e fundit në listë. Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do ta kenë numrin 5 ndërsa BDI numrin 9.
Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski duke referuar gjendjes së jashtëzakonshme me pandeminë e virusit Korona tha se KSHZ-ja do të punojë në bazë të rekomandimeve nga Qeveria.
Ne si KSHZ do t’i respektojmë vendimet e Qeverisë që me gjasë do t’i sjell gjatë ditës. Nesër do të vazhdojmë me punët e mbetura deri në këtë seancë dhe për punët tjera, do të shohim se si do të zhvillohet situata me pandeminë e virusit Korona”-pohoi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.
Partitë politike konfirmojnë se në takimin e fundit të liderëve është biseduar për datë të mundshme, por sipas tyre nuk është vendosur shkaku i paparashikueshmerisë së situatës. Aleanca për Shqiptarët dhe BDI vlerësojnë se për datë të zgjedhjeve duhet vendosur pas tejkalimit të krizës shëndetësore.
Makroni prolongoi zgjedhjet për 90 ditë, që i bie edhe tek mund të bëhej edhe pse nuk mund ta parashikojmë si do të shkoj situata. Dashtë Zoti sa ma lehtë ta kalojmë, të rehabilitohemi, sa më shpejtë të t’i mbajmë zgjedhjet. 12 korriku është një datë e pranueshme, ditë e diel tamam 90 ditë nga 12 prilli. Por tani është luks të bisedojmë për këtë tema dhe mendoj se shumë më me rëndësi është që tani të tejkalohet kjo situatë”-tha Arben Taravari, Sekretar i përgjithshëm i ASH-së.
Fillimisht termini i parë i mundshëm është 20 qershor sepse muaji maj është Ramazani, si fillim janë Pashkët, Ramazani, Bajrami dhe dita e parë kur mund të fillon fushata është 1 qershor dhe askush nuk mund ta parashikojë se do të qetësohet situata. Është një dilemë juridike se duhet Parlamenti t’i shtyn zgjedhjet apo duhet Qeveria me kompetencat e reja ligjvënëse. Por mendoj se njerëzit nuk duhet lodhur me këto çështje. Tani është prioritet shëndeti dhe jeta e njerëzve, gjithçka tjetër do të rregullohet”-pohoi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.
Miratimi i listave të kandidatëve për deputet dhe shorti për numra në fletëvotime vjen pak ditë pasi liderët politik në takim me Presidentin Stevo Pendarovski vendosën që zgjedhjet e parapara për 12 prill të shtyhen shkaku i pandemisë me virusin Korona.