Ministria e Shëndetësisë kumtoi se deri në orën 16:00 janë diagnostifikuar gjashtë pacientë të rinj, të infektuar me koronavirus, me çka numri i të infektuarve arrin në 48.
“Bëhet fjalë për një vajzë katër vjeçare nga Shtipi, e cila është infektuar në kopsht në Angli. Familja është kthyer në vend më 14 mars dhe ka qenë në izolim shtëpiak. Në testim janë paraqitur dje, dy ditë pasi vajza i ka ndjerë simptomat e para. Në Dibër janë regjistruar tre raste të reja të koronavirusit, testet janë bërë në kuadër të skriningut. Në Shkup është regjistruar një rast, kontakt i të diagnostifikuarve paraprakë. Edhe në Gostivar është konfirmuar një rast i koronavirusit. Bëhet fjalë për një grua e kthyer nga Zvicra e cila ishte në izolim shtëpiak. Në testim është paraqitur vetë, ndërsa në sondazhin e epidemiologëve ka theksuar se ka pasur kontakt me një të infektuar në Zvicër”, qëndron në kumtesë.
Nga Ministria theksojnë se për momentin testohen 35 persona, për të cilët do të informohen menjëherë pas marrjes së rezultateve.