• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home CORONA VIRUS

Filipçe: Ka sasi të mjaftueshme të testeve

March 18, 2020
in CORONA VIRUS, INFO
Filipçe: Ka sasi të mjaftueshme të testeve
Share on FacebookShare on Twitter

Ka sasi të mjaftueshme të testeve, afër 1.500 në këtë moment, ndërsa ka paralajmërime edhe për donacion të një mijë testeve dhe furnizim tonin edhe me një mijë që duhet të përfundojë gjatë kësaj jave, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për media.

“Kemi informacion se vendi ynë mund të llogarisë në sasinë prej një mijë testeve në javë për shkak se kërkesa për momentin në të gjitha vendet është e madhe”, tha Filipçe.

Sa i përket asaj se një institucion shëndetësor në vend ankohet për mungesë të maskave mbrojtëse dhe dorezave, Filipçe tha se deri te ai nuk ka arritur informacion i tillë.

“Rregullisht komunikojmë me të gjitha institucionet publike shëndetësore dhe ato në kuadër të organizimit të tyre kanë bërë riorganizim”, tha Filipçe, duke shtuar se mund ta kontrollojnë cilindo institucion shëndetësor publik.

Shtoi se spitali në Dibër me siguri është i pajisur, ndërsa atje sot pasdite do të dërgohet edhe një pulmolog nga Klinika e Pulmologjisë. Sa i përket asaj se a do të dërgohen respiratorë në Dibër, Filipçe tha se vlerësimi është se në këtë moment nuk ka nevojë spitali në këtë qytet të pajiset me repart për kujdes intensiv sepse atje nuk ka ekspertizë adekuate.

“Që të ekzistojë repart për kujdes intensiv me respiratorë, duhet të ketë edhe kuadër kështu që vlerësimi është se nuk ka nevojë spitali në Dibër të pajiset me një repart të tillë sepse nuk ka ekspertizë adekuate, ndërsa ka mundësi që për këtë të jetë i gatshëm Shërbimi për Ndihmë Urgjente i cili mund të japë mbështetje respirator deri te Klinika Infektive në Shkup”, tha Filipçe.

Edhe një herë theksoi se një pjesë shumë e madhe e suksesit në këtë luftë kundër virusit është edhe në duart e qytetarëve të cilët kanë rol kyç.

Next Post
Dimitrov: Prioritet janë qytetarët të cilët nuk kanë vendqëndrim në shtetet e treta, ndërsa duan të kthehen në shtëpi

Dimitrov: Prioritet janë qytetarët të cilët nuk kanë vendqëndrim në shtetet e treta, ndërsa duan të kthehen në shtëpi

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk