Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë:
TURP! TURP! TURP!
Disa media 👇raportuan sot se kamionë me grurë nga vendi ynë eksportohen në Kosovë dhe se kemi rezerva vetëm për 26 ditë.
Të gjitha mediat e tilla që përhapin lajme të rreme duhet të turpërohen posaçërisht në këtë situatë krize në vend të shkaktuar nga virusi korona.
Unë u bëj THIRRJE të gjithë qytetarëve mos të bëjnë panik ngaqë kemi rezerva të mjaftueshme gruri dhe mielli, dhe se gjithashtu kemi marrë vendim për të ndaluar eksportin në vendet e tjera.
Vazhdimisht po kryhen kontrolle dhe inspektime në teren dhe kufijtë tanë janë të siguruar.
Më lejoni t’ju kujtoj se botimi i lajmeve të rreme në përputhje me konkluzionet e Qeverisë është i dënueshëm me ligj. U bëj thirrje mediave të mos publikojnë lajme të rreme që shkaktojnë panik te qytetarët në këtë situatë krize.