Formim i fondit për mbështetjen e turizmit dhe ndalimi i eksportit të miellit janë propozime qëM.E do t’ia dorëzojë Qeverisë sot si masa për të lehtësuar pasojat e koronavirusit.
zv/kryeministri për çështje ekonomikeKoço Angjushev në konferencën për media të ekipit ekonomik të Qeverisë tha se situata me importin dhe eksportin është duke u monitoruar nga afër dhe nëse është e nevojshme në bashkëpunim me institucionet përkatëse do të vendoset ndalim për eksportin e produkteve të tjera themelore ushqimore.
“Gjatë krizës së bashku me Ministrinë e Financave, Drejtorinë e Doganave dhe Ministrinë e Bujqësisë ndoshta do të sjellim ndalesë edhe për eksportin e produkteve të tjera” tha Angjushev.
Si Ministri e Ekonomisë do t’i propozojë Qeverisë që të krijojë fond për mbështetjen e turizmit, në të cilin Ministria do të rialokojë mjete në lartësi prej 44 milionë denarë, ndërsa Agjencia për Promovimin e Turizmit do ta plotësojë këtë fond me 30 milionë denarë.
Do të kërkohet nga SHMDAM t’i vendosin në kërkesat e tyre në pushim ndaj objekteve hotilerike gjatë periudhës së ardhshme gjashtëmujore.
Gjatë ditës siç paralajmëroi Angjushev, do të hapet edhe koll qendër në Inspektoratin e tregut në të cilin qytetarët do të mund të paraqiten parregullsi nëse i shohin nëpër dyqane. .