Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se duhet pasur mbrojtje për të gjithë qytetarët, për ata të cilët vijnë në shtet nga jashtë.
“Shteti ka kapacitet plan për këtë situatë dhe ato plane i zhvillojmë. Duhet të kemi mirëkuptim nga qytetarët dhe ajo që sillet si masë duhet të respektohet. Nuk është gjendje si dikush do të zgjedhë se si do të sillet. Sot kemi sjellë konkluzion ku çdo qytetarët do të duhet të nënshkruaj deklaratë se tre muaj nuk do të kthehet në shtet. Apeloj deri tek të gjithë që të anulojnë udhëtimet, të na bashkëngjiten në betejën kundër virusit”, tha Spasovski, raporton SHENJA.
Ai tha se parashikohet gjendje e jashtëzakonshme në kohë epidemie.
“Gjendja e jashtëzakonshme është një nga vendimet më të rënda, dhe vendim që nuk e dëshirojmë por është e detyrueshme për tu përballur. Qeveria do të mund shumë ma lehtë në ato vende ku duhet të bëhen ndryshime të caktuara. Është e rëndësishme para se gjithash nga aspekti ekonomia, qeveria të mund të tërheq lëvizje . jeta normale në shtet do të bëhet në bazë të kushteve që do t’i Qeveria. Për masat që do të jenë kushtëzime, në mënyrë shtesë do të informojmë”, tha Spasovski, raporton SHENJA.