Aktualisht nuk ka nevojë të shpallet gjendje krize në tërë territorin e shtetit, por nuk përjashtohet që nëse ka nevojë, të shpallet në periudhën në vazhdim, theksoi presidenti Stevo Pendarovski sonte pas takimit të Këshillit të Sigurisë, ku u informua për gjendjen me koronavirusin në vendin tonë.
Pas pothuaj dy orë e gjysmë të takimit, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe iu referua gjendjes së fundit për të cilën, siç edhe u shpreh, Pendarovskit, lajmet janë pozitive.
“Në Qendër Zhupë dhe Dibër ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm në terren mes Armatës dhe pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe me vetëqeverisjen lokale. Përkushtimi i shtetit është adekuat, nëse ka nevojë mund të shpallim gjendje krize”, theksoi presidenti Pendarovski.