Shkup, 16 mars 2020 (MEDIAL) – Shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se çdo kalkulim politik, kumtoi Lëvizja Besa duke theksuar se prandaj ata si subjekt politik i bashkëngjiten thirrjes për anulim të zgjedhjeve parlamentare për një datë dhe periudhë më të përshtatshme.
Në komunikatën e Lëvizjes Besa theksohet se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen atëherë kur rreziku nga virusi Kovid-19 do jetë i eliminuar plotësisht.
“Fitorja më e madhe e jona është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve. U bëj apel gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe bashkërisht të ndihmojmë në izolimin dhe eliminimin e plotë të kësaj pandemie”, thonë nga Lëvizja Besa.