Në kohën kur krejt bota po merr masa për parandalimin e infektimit të njerëzve nga virusi COVID -19, edhe Alternativa – si parti politike në vend e cila para çdo interesi tjetër e ka interesin e qytetarëve – gjykon se zgjedhjet e paracaktuara për 12 prill 2020 duhet të shtyhen për një datë tjetër, e cila do të jetë e dakorduar nga të gjithë partitë politike në vend dhe në kushte kur nuk do të kemi presionin e pandemisë që e ka kapluar botën.
Sot, kur të gjithë jemi të brengosur për jetët e qytetarëve tanë, nuk ka asnjë kuptim që të mbahen fushatë zgjedhore, aq më shumë që këto janë ditë kur neve, më shumë se kurdoherë, na duhet më shumë solidarizim dhe kohezion.
Nisur nga kjo, AlternAtiva edhe në takimin e liderëve do të mbajë qëndrimin që zgjedhjet të shtyhen dhe ato të mbahen në kushte normale.
Për ne, shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm së zgjedhjet!