Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, deklaroi se për shkak situatës me koronavirusin nuk është koha e kundërshtarëve politik dhe të rejtingjeve personale. Ai tha se është koha që qytetarët dhe politikanët të jenë të bashkuar për një qëllim, shëndetin e qytetarëve.
“Duhet të vazhdojmë ti ndjekim masat që të mbrojmë më të afërmit tonë dhe vetveten. Sot, në emër të LSDM-së, bëjë thirrje për organizim të takimit të liderëve në të cilën do të bisedohet për shtyrjen e zgjedhjeve, Për ne është e pranueshme edhe presidenti Pendarovski ta ftojë këtë takim”, tha Zaev