Qeveria në seancën krahas konkluzioneve, masave dhe rekomandimeve të miratuara në funksion të ndërmarrjes së aktiviteteve shtesë për parandalim të përhapjes së koronavirusit Kovid-19 e miratoi konkluzionin që të zbatohen rekomandimet për dënime konform nenit 205 dhe 206 nga Kodi penal për të gjitha personat fizikë dhe juridik që i shkelin vendimet e marra nga ana e Inspektoratit shtetëror për punë dhe Inspektoratit shtetëror tregtar dhe të procedohen deri te Prokuroria publike që të veprojë konform kompetencave të vërtetuara ligjërisht.
Siç komunikoi pres-shërbimi qeveritar, angazhohen edhe Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, Inspektorati shtetëror i tregut dhe Inspektorati shtetëror për punë t’i ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitete nga kompetenca e saj për zbatim dhe operacionalizim të të gjitha masave, rekomandimeve dhe drejtimeve të miratuara nga Qeveria lidhur me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.